Pushuesja e hotelit tmerrohet pasi zbulon se në banjon ku po pastrohej kishte kamera (Video)

Një vajzë e re shkoi për të bërë një dush në dhomën e hotelit ku ajo po qëndronte,  dhe mbeti e shokuar nga ajo që gjeti brenda.

Fun

03/09/2015 09:38

 

Harmonu Hachey, 23 vjeçare, zbuloi një paijisje të vogël elektronike të vendosur në ventilator, të pozicionuar direkt në drejtim të saj.

Pas këtij zbulimi të tmerrshëm, ajo shkoi të informojë stafin. Mirëpo ajo që ishte edhe më e çuditshme se menaxhmenti tha se kjo ishte bërë vetëm me qëllim të mirëmbajtjes, shkruan Dailymail.

Kamera  ishte bashkangjitur në një kabëll USB i cili u gjet brenda asaj që policia e përshkroi si “një njësi e mirëmbajtjes” pas dushit.

Policia hodhi poshtë raportet se kabllo ishte e lidhur me dhomën kujdestare dhe tha se ishte thjesht i varur brenda njësisë  mirëmbajtjes, transmeton lajmi.net.

Pajisja është marr për shqyrtim nga ana e policisë, mirëpo askush nuk është arrestuar apo intervistuar.

E gjitha ndodhi kur 23 vjeçarja kishte udhëtuar për në Oksford së bashku me kolegët e saj, të premten e kaluar, teksa po punonte për një event që kishte të bënte më pushimet e vikendit të bankës.

“Ishte mjaft dyshuese për mua, shihja kamerën, por provoja të bindja veten time se isha e çmendur dhe nuk ishte ky rasti, dhe vazhdova të bëja dush, mirëpo e bëra shumë shpejt pasi doja të zbuloja se çfarë fshihej aty”, tha ajo.

Aj tha është ndjerë e shokuar pasi ishte filmuar kur ajo po pastrohej. “Nuk e di sa e sa njerëz tjerë janë filmuar para meje duke bërë dush”, tha ajo./lajmi.net.

YouTube player