‘Pushtohet nga djalli’ pasi shikon filmin horror ”Annabelle” (Video)

Një grua braziliane është dërguar në spital ngaqë u bë histerike pasi shikoi një film horror, raporton dailymail, transmeton lajmi.net

Fun

21/08/2017 14:43

Gruaja 20 vjeçare ka vizituar kinemanë në Teresinë, një mbrëmje të vonë, për të parë filmin amerikan të quajtur Annabelle.

Video e cila është filmuar në telefon tregon gruan e cila rri e shtrirë në dysheme të qendrës tregtare, jashtë kinemasië, duke bërtitur dhe duke bërë skena të pakontrolluara.

Ajo tha: ”Ishte momenti kur djalli u shfaq.”

‘Kur filmi përfundoi, ne shkuam të paguajmë për parkingun dhe ajo filloi të godasë veten në kokë dhe e hodhi veten në dysheme.

Njerëzit tjerë në qendrën tregtare së bashku u munduan që ta kontrollojnë atë, unë me të vërtetë u frikësova.’

Një punëtor i stafit në qendrën tregtare në Brazil thotë ‘Ne nuk arritëm të kuptojnë se çfarë realisht ndodhi, që e shkaktoi këtë sjellje të saj.’

‘Çfarë ne dijmë është se ajo ishte me të vërtetë nervoze dhe s’mund të gjente shpjegim për atë që ka ndodhur.’

Shikoni videon për më shumë. /Lajmi.net/