Pushkë e çifteli – Leonora ft. Gold AG – Teksti i këngës

Teksti i këngës 'Pushkë e çifteli' nga Leonora Jakupi dhe Gold AG.

Lajme

15/02/2016 22:30

Leonora:
Me dhimbje me gëzim,
Me një besë dikur, u bashkuam në betim.
Luftuam një qëllim,
E për një fjamur, unë e fala gjakun tim.

Besa-besë, të bashkuar unë dhe ti
Sot o kurrë, vllaut dorën me ja shtri.

(Refreni)
Jam Kosovë, e jam Shqipëri
Na ka rritë, pushka o’ me çifteli.

Gold AG:
Shqiptar i vjetër n’kohën e re
Shqipni etnike zemra po rreh
Gati çdo herë për trojet e mia
Une jom mirë kur o mir’ Shqipnia
Jom Kosovë, Luginë e Malsi
Iliri, Çamëri, jam tokë pa kufi
Jom Dardani, ku fluturon shqiponja
Jam histori, ball me tri shkronja
I rritun me pushkë e me flamur
I lindur me dekë por jo me lshu, kurrë
Kosova, gjaku i jem që nuk falet
Pushka e jeme fitoi malet
Besa besë, një besë e kem dhonë
Çka don dikush na s’mujna me kon
O qysh thom unë o ndryshe nuk bon
Emnin Kosovë, mbiemrin Shqipni e kom

(Refreni)
Jam Kosovë, e jam Shqipëri
Na ka rritë, pushka o’ me çifteli.

Leonora -II-
Kam qeshur e kam qarë,
Veç për pak liri, mos t’jetojmë më të përçarë
Le ta dijë bota mbarë,
Se kjo Shqipëri, nuk jeton më dot e ndarë.

Besa-besë, të bashkuar unë dhe ti
Sot o kurrë, vllaut dorën me ja shtri.

YouTube player