Pushimet nisin edhe për Engjëllushën, shfaqet e ‘zjarrtë’

Vajza e Shyhrete Behlulit, Engjëllusha Salihu ka nisur pushimet.

ShowBiz

12/09/2018 21:45

Pas një vere të ngarkuar dhe me plot punë, Engji ka filluar pushimet ku si destinacion ka zgjedhur Turqinë, shkruan lajmi net.

Në bazë të publikimeve Salihu është së bashku me familjen të cilët janë duke kaluar momente tejet të lumtura.

Në foton e ndarë me ndjekësit Engji shfaqet e mahnitshme në një fustan të shkurtër, e cila vë në pah këmbët e gjata seksi.

Engjëllusha këtë verë ishte prezente në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare bashkë me të ëmën, Shyhreten. Ajo nuk ka lënë anash as projektet muzikore me ç’rast ka fituar zemrën e një publiku të gjerë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnonK1kF3uF/?hl=en?&taken-by=engjellushasalihu