Pushimet luksoze të Floriana Garos, kush po e shoqëron?

Moderatorja simpatike e “Jo vetëm modë”, Floriana Garo, po i shijon vërtet shumë pushimet në këtë sezon veror.

ShowBiz

14/08/2016 15:27

Nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, që pas përfundimit të sezonit të emisionit të saj, Floriana ka treguar disa destinacione ku po pushon. Fillimisht ajo ka nisur me vizitën në Montekarlo, Monako, më vonë disa ditë në qytete të tjera të Francës dhe së fundmi, prej dy javësh, është në Azi për të vizituar ishullin e bukur të Balit dhe Singaporin.

Në të gjitha këto vende, në postimet e saj, moderatorja shfaqet e vetme duke shijuar të gjithë luksin dhe bukuritë ku është duke pushuar. Pas ndarjes së bujshme nga Tedi Ngjela, ajo nuk është shfaqur publikisht në krahët e ndonjë mashkulli, por këto pushime të gjata e që shoqërohen me buzëqeshjen që e karakterizon Florianën, na bëjnë të mendojmë se ajo është në shoqërinë e dikujt, por ende nuk ka dëshirë ta bëjë të njohur për publikun.

Megjithatë, deri sa moderatorja ta pranojë vetë ne nuk kemi ç’të shtojmë tjetër veçse t’i urojmë pushime të mbara në vazhdim!  /Blitz.al/