Pushime përrallore si këto të Marina Vjollcës!

Moderatorja shqiptare, Marina Vjollca është duke shijuar pafund pushimin e saj.

ShowBiz

28/09/2018 10:19

Ajo tash e disa ditë ka nisur pushimet bashkë me bashkëshortin, reperin, Getoar Selimi për përvjetorin e parë të martesës, shkruan lajmi net.

U nisën për në Kubë, vazhduan në Majami kurse tani ndodhen në Ishujt Bahamas, çifti nuk ndalen së publikuari imazhe të pushimeve përrallore.

E padyshim se fotografitë joshëse të Vjollcës nuk kanë munguar, e cila vjen çdo herë e më në formë në paraqitjet e saj.

Duket se Marina është me fat që ka një bashkëshort si Geti!

Kujtojmë që dyshja u martuan në shtator të vitit që lamë pas në një ceremoni luksoze tek ‘Gjiri i Lalzit’. Tashmë gëzojnë një jetë të lumtur ku aktualisht jetojnë në Shqipëri. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BoHcbVEnvC0/?hl=en&taken-by=marina_vjollca

https://www.instagram.com/p/BoKQ_nnnoR6/?hl=en&taken-by=marina_vjollca

https://www.instagram.com/p/BoO5ra5ne3P/?hl=en&taken-by=marina_vjollca

https://www.instagram.com/p/BoPkR-Anv2w/?hl=en&taken-by=marina_vjollca