Pushime luksoze me 100 paund në javë (Foto)

Bridie Wilkins është vetëm 23 vjeçe dhe një kritike e njohur e modës në Londër.

Fun

13/09/2017 13:22

E reja simpatike ka përfunduar në faqet e para të mediave rozë, pikërisht për aventurën e saj verore, duke vizituar disa prej resorteve më në zë, në destinacione të famshme turistike, në botë.

Wilkins tregon se si ia ka dalë që të shpenzojë vetëm 100 paund në javë, duke ndjekur një dietë me ushqime të konservuara dhe duke ecur, për të kursyër para.

Në udhëtimin e saj, 23 vjeçarja vizitoi shumë resorte luksoze, në 19 vende të ndryshme, si Copenhagen, Los Angeles, Mexico, etj dhe falë shkurtimit të kostove, ia doli të kursejë rreth 600 paund në muaj. /Lajmi.net/