Pushim i ‘nxehtë’ në dimër

Një pushim i ‘ngrohtë’ tropikal është ajo që e ëndërrojnë të gjithë kur të bien temperaturat dhe kur të afrohet dimri. Nëse jeni në kërkim të ideve të reja, ne ua prezantojmë vendet më të këshillueshme dhe të preferueshme për sezonin e ri veror, apo edhe për atë dimëror. Nga Karaibet e Oqeanit Indian, tek…

Lifestyle

28/11/2013 13:00

Një pushim i ‘ngrohtë’ tropikal është ajo që e ëndërrojnë të gjithë kur të bien temperaturat dhe kur të afrohet dimri. Nëse jeni në kërkim të ideve të reja, ne ua prezantojmë vendet më të këshillueshme dhe të preferueshme për sezonin e ri veror, apo edhe për atë dimëror.

Ishujt Maldive Tajlanda Kuba

Nga Karaibet e Oqeanit Indian, tek Mar Rosso të Oqeanit Pacifik, janë dhjetëra ishuj përrallor për ta kaluar kaluar një pushim të shkurtër. Nëse e doni natyrën, mund ta zgjidhni Kosta Rikën, për pyjet e dendura dhe fshehtësitë që gjenden në ta. Nëse doni të dukeni si në ëndërr, atëherë ju preferojmë të shkoni në ishujt përrallorë të Maldiveve.

Kosta Rika Kenia Miami

Mos të flasim për Tajlandën, një ‘perlë’ tjetër, që s’bën të të kalojë jeta pa e vizituar të paktën një herë. Por, nëse keni probleme me buxhet, vendpushimet turistike të Detit të Kuq sigurojnë gjithmonë rrezitje më të madhe dhe nuk janë shumë larg. Por, nëse jeni në kërkim të qejfit dhe zbavitjes, prenotojeni menjëherë biletën e udhëtimit për në Kubë, e cila është e rrethuar me plazhe, secili më i bukur se tjetrin. A jeni gati për t’u nisur?

Egjipt Zanzibar Malajzia