Pupovci: Përmirësimi i rezultateve të testit PISA nuk do të thotë përmirësim i cilësisë së arsimit

Dukagjin Pupovci, drejtor në Qendrën e Arsimit të Kosovës ka thënë në emisionin “Përballje” se mund të ketë përmirësim në rezultatet e testit PISA sepse ka pasur edhe është punuar në vetëdijesimin e nxënësve por kjo nuk do të thotë që do të ndryshojë cilësia e arsimit në Kosovë pas kësaj.

Lajme

20/04/2018 23:54

Pupovci ka deklaruar në emisionin “Përballje” se mund të ketë përmirësim të rezultateve sepse janë poashtu edhe nxënësit që kanë lindur në vitin 2002 edhe kanë pasur qasje në teknologji e vetëdijesim më të madh dhe se ata po i nënshtrohen këtij testi këtë vit.

“Nuk është qëllimi i Testit PISA që na të bëjmë gara me shtetet tjera edhe të tregojmë se u përmirësuam, sepse përmirësimi i gjendjes administrative nuk do të thotë se e ke përmirësuar gjendjen e arsimit në përgjithësi” ka deklaruar Pupovci.

Sipas tij testi PISA para tri vitesh ka matur aftësinë e nxënësve në matematikë, shkencë e lexim ndërsa këtë vit do të jetë në lexim.

“Krejt varet se si do ti përdorimin këto rezultate për të përmirësuar gjendjen e arsimit në Kosovë në përgjithësi. Pra duhet të ketë përmirësim të gjendjes së arsimit sepse po më pengon shumë gara edhe e komunave se  kush po arrin rezultate më të mira edhe kjo mund të jetë mos veprim i mirë. Premtimi për shpërblime nga disa komuna është gjë jo e mirë edhe mendoj se kjo është gabim që është bërë edhe në Shqipëri” ka deklaruar Pupovci.