Punonjësit të hotelit i digjet telefoni Samsung në xhep

Është publikuar momenti i tmerrshëm kur një person rrotullohet çmendurisht nëpër tokë pasi telefoni i tij i mençur eksplodon në xhepin e këmishës së tij.

Auto & Tek

08/10/2017 17:17

Mbikëqyrësi i hotelit Yulianto, 47 vjeçar, ishte duke pritur në hollin e hotelit të tij në Indonezi kur kishte vërejtur se telefoni që kishte në xhep po i nxehej, transmeton arbresh.info.

Kur ai kishte tentuar ta nxjerrë atë nga xhepi, telefoni kishte eksploduar duke shkaktuar kështu shkëndija zjarri në të gjithë ambientin ku ishte.

Policia ka bërë të ditur se viktima ishte dërguar me urgjencë në spital ku ishte kuruar pas djegieve që kishte marrë në gjoks.

Mendohet se në momentin kur telefoni kishte marrë flakë, aty kanë qenë të aktivizuara WI-FI, Bluetooth dhe GPS gjë që ka mundur të qojë deri të nxehja e tepruar e tij./arbresh.info/