Punoi 18 muaj ndërsa mori pagë për 15 vite, veprimi i tij thuhet se ishte plotësisht legal!

Për shumicën e njerëzve, ai është thjesht i paturpshëm. Për të tjerët, ai është thjesht një punëtor i sëmurë. Ka edhe ata që flasin për të me tone të përziera admirimi dhe zili.

Fun

30/01/2018 08:08

Pavarësisht të gjithave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një punëtor i një spitali në Alicante të Spanjës, i cili ka qenë top lajm në këtë vend, pasi u bë e ditur se ishte në pushim mjekësor për një total prej 4,453 ditësh midis vitit 2001 dhe 2016.

Gjatë tërë kësaj kohe, siç thuhet më tej, punonjësi publik ka punuar më pak se 18 muaj, pasi shton kohën e pushimeve të bashkangjitura në pozicionin e tij për pushimin e sëmurë, duke krijuar një spirale të pafundme të pushimit.

Dhe çfarë është më interesante, të gjitha këto veprime të tij, duket të jenë krejtësisht ligjore.

“Po, është e ligjshme, edhe pse në mënyrë etike dhe morale nuk mund të duket kështu”, pranoi Alejandro Moral, zyrtar provincial përgjegjës për personelin, në një konferencë shtypi të enjten të javës së kaluar.

Ky punëtor pretendon se vuan nga një gjendje shëndetësore – e cila mbetet e panjohur sipas ligjeve për mbrojtjen e të dhënave – që e pengon atë që të kryejë detyrat e tij.
Kështu, mjekët e tij kanë nënshkruar në të gjitha raportet e tij, pa problem.

Siç bëhet e ditur më tej, ndonëse nuk ka punuar, gjatë gjithë kohës, ai ka gëzuar të hyra prej hiq më pak se 1.500 eurove.