Punimet tek udhëkryqi i Janjëves përfundojnë brenda 45 ditë pune – Lajmi.net
Punimet tek udhëkryqi i Janjëves përfundojnë brenda 45 ditë pune
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 14:42, 1 July 2017
Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, inauguruan sot fillimin e punimeve për rreth-rrotullimin në rrugën nacionale, N2 Prishtinë-Ferizaj, te udhëkryqi i Janjevës.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Zharku tha se rreth-rrotullimi do të ndërtohet sipas planit dinamik për 45 ditë pune.

“Përveç kësaj, gati kanë përfunduar punimet e rreth-rrotullimi për Magurë, apo te rruga e Burgut. Në këtë komunë është realizuar edhe asfaltimi i rrugës Sllovi-Smallushë-Gadime, ndërsa këtë vit do të vazhdohet me rehabilitimin e rrugës Lipjan-Blinajë, kurse janë duke vazhduar punimet në rrugën Lipjan-Magurë. Në anën tjetër, është paraparë edhe zgjerimi i kësaj rruge në katër korsi nga kjo pjesë deri në Lipjan”, ka thënë Zharku.

Ndërsa, kryetari Ahmeti fillimin e punimeve e vlerësoi si njërin nga projektet më të qëlluara, për arsye se ky vend ka qenë njëra ndër pikat e zeza, në të cilin janë shkaktuar dhjetëra aksidente me fatalitet.

“Ndërtimi i një rrethrrotullimi të tillë është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e komunës së Lipjanit e po ashtu edhe për ata të Kosovës, sepse do të rritet niveli i sigurisë në këtë rrugë”, tha kryetari Ahmeti.

Vlera e këtij projekti kap shumën rreth 400 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria e Infrastrukturës. rtk

 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Supercar Showdown
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master