Punimet në restaurimin e Xhamisë së Çarshisë nisin së shpejti

Pas shumë kohë zvarritje, punimet për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë do të nisin së shpejti.

Lajme

18/08/2018 13:35

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se ka nisur matjet përfundimtare për punimet në restaurimin e kësaj xhamie.

“Pas nënshkrimit të memorandumit me TIKA kanë filluar matjet përfundimtare nga ekspertët e trashëgimisë kulturore për punimet në restaurimin e Xhamisë së Çarshisë, e ndërtuar rreth vitit 1392”.

“Në fazën e mëhershme janë zbuluar vizatimet origjinale brenda. Ky objekt është pasuri e vërtetë kulturore e kryeqytetit tonë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Lajmi.net/