Punime në Merdare, policia rekomandon pikat tjera kufitare

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Merdare, nga sot deri më 15 nëntor do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale. Me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme policia rekomandon qytetarët që gjatë kësaj…

Lajme

01/11/2017 10:59

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Merdare, nga sot deri më 15 nëntor do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale.

Me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme policia rekomandon qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht t’i shfrytëzojnë pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë.