Punëtori i McDonald josh të pastrehun me bukë, pastaj e  gjuan me ujë në fytyrë (Video)

Ankesat të shumta janë bërë kundër një punëtori të McDonald pasi u filmua duke e poshtëruar një person të pastrehë.

Fun

07/11/2015 21:50

Ai në fillim aktron kinse po i ofron ushqim mirëpo kur personi i pastrehë i afrohet, punëtori i McDonald  ia gjuan atij në fytyrë një gotë me ujë të ftoftë, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.

Pamjet janë filmuar në qytetin amerikan Detroit, pamje këto që kanë zgjuar shumë zemërim tek shumë persona të cilët edhe kanë kërkuar edhe shkarkimin e tij nga puna.

“ Hey Willy eja këtu, dëshiron një sandwich. Eja këtu, unë do të jap ty një sandwich, eja”, dëgjohej duke thënë ai./lajmi.net

YouTube player