Punëtorët shëndetësor hyjnë në grevë

Punëtorët e sistemit shëndetësor që nga ora 7:00, kanë hyrë në grevë 24 orëshe për të kërkuar ngritjen e pagave për mjekët dhe punëtorët teknik të këtij sektori.

Lajme

17/12/2018 08:54

Kryetari i sindikatës së Punëtorëve shëndetësisë, Xhemail Selmani ka thënë se kanë vendos një grevë 24 orëshe në vendin e punës.

Ai tha se kjo grevë ka ardhur për shkak të vonesës së ligjit mbi paga dhe garantimin e rritjes së pagave në sektorin shëndetësor, raporton kallxo.com.

Sipas disponimit që ne kemi parë, ligji mbi pagat nuk do të miratohet as në vitin e ardhshëm, nuk ka interes të shtyhet ky ligj përpara.

Ai ka kërkuar rritje të pagave edhe punëtorët teknik, derisa ka paralajmëruar se do të ketë mundësi të ketë edhe masa radikale.