Punëtorët e NBI ‘Suhareka’, do të protestojnë sot

Përmes protestave, punëtorët e NBI ‘Suhareka’ në Suharekë, do të tentojnë sot të rikthehen në vendet e tyre të punës.

Lajme

15/07/2014 09:35

Punëtorët e Kolektivit të NBI ‘Suhareka’ sh.p.k në Suharekë do të tentojnë sot, që përsëri të kthehen në vendet e tyre të punës në të gjitha Njësitë Afariste të NSH- NBI ‘Suhareka’ sh.p.k siç thonë ata të uzurpuara në mënyrë kriminele nga grupe te ndryshme të krimit te organizuar.

Mbledhja e organizuar e punëtorëve do të bëhet para Restorant Rozafes me fillim nga ora 09:00.

Kjo ndërmarrje është privatizuar shtatë vjet më parë me spin­of special nga ‘AgroKosova Holding’, ndërsa ish­ punonjësit e kësaj ndërmarrjeje thonë se me këtë veprim është shkatërruar ekonomia e Suharekës.