Punëtorët e KEDS-it në protestë, kërkojnë ngritjen e pagave

Me kërkesën për ngritjen e pagave nga 150 euro në pagën bazë dhe zbatimin e kontratës kolektive, punëtorët e KEDS-it janë duke e mbajtur një protestë.

Lajme

11/09/2018 11:41

Rreth 2 mijë e 200 punëtorë të kësaj kompanie janë futur në grevë një ditore, raporton lajmi.net.

Sipas kryetarit të kësaj sindikate, Hysni Gashit situata në KEDS është mjaft e rëndë pasi punëtorëve po iu bëhet nëpërkëmbje në këtë kompani.

Të njëjtit kanë mbajtur grevë edhe në fillim të muajit gusht./Lajmi.net/