Punët e para të pabesueshme që kanë bërë Hillary Cllinton, Barack Obama dhe disa njerëz tjerë të suksesshëm

Shumë njerëz të suksesshëm që sot jetojnë një jetë luksoze dhe shumë të largët nga ajo e jona, kanë lindur pothuajse edhe pa bukë, të cilët karrierën e filluan duke punuar për bukë goje.

Bota

07/04/2016 10:04

Këta janë disa nga personat më të famshëm në botë, që sot posedojnë një pasuri të madhe, por që dëshmojnë se rruga drejt suksesit nuk duhet të jetë lineare, transmeton lajmi.net.

Hillary Clinton

Hillary Clinton supervised park activities.

Ajo nisi punën e saj si dado, në një park të vogël pak milje nga shtëpia e saj në periferi të Çikagos.

Ajo ka thënë se kishte për detyrë të tërhiqte zvarrë me një kamionçinë lodrat e fëmijëve, të mbushur me topa, shkopinj dhe litarë.

“Prindërit e mi besonin në vetë-mbështetje dhe në punën e fortë, dhe na bënë që ne fëmijët e tyre të dimë vlerën e parasë, dhe të vlerësojmë dinjitetin tonë me punë të mirë”, ka shkruar ajo.

Donald Trump

Donald Trump collected bottles.

Trump që në fëmijëri u rrit I pasur por babai i tij  donte që ai duke u rritur të mësonte vlerën e parasë.

Si fëmijë, babai i tij merrte atë dhe vëllanë e tij për t’i dërguar në një ndërtimtari, i thoshte të merrnin shishe të thata dhe t’i shisnin e t’i merrnin paratë. Kështu ai ua shpjegonte vlerën e parasë, që ata të arrinin t’i fitonin vetë.

“Nuk bëja shumë para, por më mësoj të punojë për para”.

Barack Obama

President Barack Obama scooped ice cream.

Edhe udhëheqësi i botës nisi jetën e tij me punë të vogël.

Si një adoleshent ai jetonte në Honolulu, nisi një angazhim të vogël në ‘Baskin Robbis’, duke shitur akullore.

Obama ka thënë se kjo ishte puna e parë që e bëri atë të arrijë ku është sot, sepse ishte mënyra e vetmë ku arriti të kuptojë vlerën e parasë dhe të mbijetesës.

Oprah Winfrey

Oprah Winfrey worked at a corner grocery store.

Oprah, është miliarderja e parë femër me ngjyrë, e cila sot merrë mbi 30 miliardë dollarë në vit.

Para se ajo të arrijë këtu ku është, ajo kaloi një fëmijëri të varfër dhe të vështirë. Ajo jetonte me babanë e saj në Nashville, dhe si një adoleshente ajo ka punuar në një dyqan ushqimesh afër dyqanit të babait të saj i cili punonte si berber.

Madeline Albright

Madeline Albright sold bras.

Albright u bë sekretarja e parë femër e shtetit, duke shërbyer  presidentin Bill Clinton.  Familja e saj në atë kohë ishin në rrezik nga partia komuniste sepse ishin kundër.

Ajo nisi punën në një dyqan të vogël si refugjate, dhe ka thënë se aty u mësua si të reagojë dhe të sillet me njerëzit në kohë të vështira.

Jeff Bezos

Themeluesi i faqes në internet Amazon, që tani fiton miliarda në vit, nisi adoleshencën e tij si punëtorë në McDonald.

“Karrierë e jashtëzakonshme që e kam filluar në McDonald”, ka thënë ai.

Bernie Sanders

Bernie Sanders worked as a carpenter and documentary filmmaker.

Para se të zgjidhej kryebashkiak i Burlington në Vermont, ai menjëherë pas marrjes së diplomës Bachelor i Arteve në shkenca politike, ishte një anëtar i një lëvizje lokale të të drejtave civile, i cili nisi të hapte vende të reja të punës për të ndihmuar vetën dhe të tjerët. /lajmi.net