Punësim sezonal për 985 persona në sektorin e pyjeve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi kanë nënshkruar sot katër Marrëveshje Mirëkuptimi, të cilat do të mundësojnë punësimin sezonal të 985 personave, të cilët do të përzgjidhen nga lista e punëkërkueseve në Zyrat Komunale për Punësim, në disa programe për mbrojtjen e pyjeve.…

Lajme

13/02/2015 16:36

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi kanë nënshkruar sot katër Marrëveshje Mirëkuptimi, të cilat do të mundësojnë punësimin sezonal të 985 personave, të cilët do të përzgjidhen nga lista e punëkërkueseve në Zyrat Komunale për Punësim, në disa programe për mbrojtjen e pyjeve.

Implementimi i këtyre marrëveshjeve do të bëhet nga Agjencioni Pyjor i Kosovës ( APK).

Sipas marrëveshjeve, për  realizimin e Programit ‘Menaxhimi i Qëndrueshëm i Pyjeve’, që përfshinë aktivitete silvikulturore si: rrallimet para-tregtare, krasitja e kulturave pyjore,  hapja e brezave kundër zjarrit, mirëmbajtja e kulturave pyjore te pyllëzuara vite më parë si dhe mbrojtja e tyre, do punësohen  për dy muaj 650 punëtorë, të cilët janë regjistruar si punëkërkues në Zyrat Komunale për Punësim. Ata do të punësohen për dy muaj, nga 1 Korrik 2015, deri me 31 Gusht 2015.

aa

Për prodhimtari të fidanëve të pyjeve do të punësohen 20 punëtorë për 9 muaj. Punën këta persona do të fillojnë me 1 Mars 2015. Në programin për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri  do të punësohen për katër muaj 120 punëtorë, të cilët janë regjistruar si punëkërkues në Zyrat Komunale për Punësim.

Ndërkaq në projektin për pyllëzim do të punësohen 171 punëtorë për 45  ditë dhe 24 punëtorë për periudhën gjashtë mujore për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve te pyllëzuara.

Rreth 600 mijë euro do të jetë kostoja financiare vetëm për paga në këtë projekt. Mbi 150 mijë do të ndahen nga MBPZHR-ja dhe rreth 450 mijë nga MPMS-ja. Paga e secilit punëtor do të jetë 250 euro në muaj.

Shpenzimet e tjera që lidhen me trajnime dhe mjetet e punës do t’i mbulojë MBPZHR-ja përmes Agjencionit Pyjor të Kosovës.

Ministri Krasniqi tha se kjo marrëveshje është një mbështetje për shumë familje në Kosovë dhe po ashtu një angazhim rreth mbrojtjes dhe shtimit të hapësirës me pyje në Kosovë, si një pasuri nacionale. Ai tha se MBPZHR-ja është duke planifikuar edhe masa të tjera për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mbështetjen e familjeve në asistencë sociale, në veçanti në përkrahjen e tyre për t’u marrë me bujqësi.

Edhe ministri Abrashi e vlerësoi si mjaftë të rëndësishme këtë marrëveshje, pasi tha se përveç se qindra familje në këtë vit do të kenë të ardhura më të mira, po ashtu ata që do të anzgh9ohen në këtë projekt do të marrin aftësi edhe më të larta për punë.