Punë e kryer: Mourinho, trajner i Real Madrid

Jose Mourinho nuk është më trajner i Manchester United.

Sport

19/12/2018 09:15

Jose Mourinho u shkarkua dje nga Manchester United në mesditë, shkaku i formës së dobët në këtë sezon.

Por, trajneri portugez nuk do të mbetet edhe gjatë pa punë, pasi Real Madrid e dëshiron atë në stolin e tyre.

Madrilenët kanë bërë kontaktet e para javë më parë, pasi nuk i besojnë Santiago Solarit.

Mourinho duket se ishte në dijeni se do të shkarkohej para afatit të janarit, pasi edhe ai e dëshiron rikthimin në ‘Santiago Bernabeu’.

Florentino Perez tashmë ka filluar kontaktet me portugezin, andaj marrëveshja mund të mbyllet tani, ndërsa do ta marr drejtimin e skuadrës me të përfunduar ky sezon. /Lajmi.net/