Punë e kryer: Luiz te Barcelona

David Luiz mund të largohet nga Chelsea në janar.

Sport

05/12/2018 18:01

David Luiz nuk po tregon formë të lartë te Chelsea, andaj Maurizio Sarri po kërkon një mbrojtës tjetër.

Barcelona ka kohë që po e monitoron mbrojtësin brazilian, andaj me gjasë do të tentojë transferimin e tij në janar, përcjell “lajmi.net”.

Luiz do ta mirëpriste një kalim në ‘Camp Nou’, pasi ka gjasa më të mëdha për të fituar trofe.

Braziliani ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij, andaj Barcelona mund ta transferoj atë për 15 milionë euro. /Lajmi.net/