Punë e kryer: Kjo do të jetë skuadra e re e Rabiot

Adrien Rabiot karrierën do ta vazhdojë në La Liga.

Sport

18/12/2018 18:13

Mesfushori francez i PSG-së, Adrien Rabiot, ka arritur marrëveshje me Barcelonën, për transferim në kampionatin spanjoll.

Është ‘Le Parisien’ që raporton për marrëveshjen e arritur të Rabiot me Barcelonën, përcjell ‘lajmi.net’.

23 vjeçari në fund të sezonit përfundon kontratën me PSG, dhe nga janari ka të drejtë ta njoftojë të ardhmen e tij.

Rabiot është pjesë e PSG-së që nga viti 2012, por paraqitjet e para për këtë skuadër i regjistron pas vitit 2013, dhe deri më tani është paraqitur në 148 herë në Ligue 1, ku ka shënuar 13 gola./Lajmi.net/