Punë dhe festë për Vit të Ri

Të gjithë zgjedhin të festojnë në mënyra, vende dhe ambiente të ndryshme. Dikush gjen mundësinë të festoj jashtë, dikush pranë familjarëve, dikush me miqtë e dikush tjetër me njeriun e zemrës. Por më e rëndësishme se çdo gjë është fakti se të gjithë festojnë. Në kryeqytet festa e ndërrimit të viteve u festua shumë zhurmshëm,…

ShowBiz

05/01/2014 18:30

Të gjithë zgjedhin të festojnë në mënyra, vende dhe ambiente të ndryshme. Dikush gjen mundësinë të festoj jashtë, dikush pranë familjarëve, dikush me miqtë e dikush tjetër me njeriun e zemrës. Por më e rëndësishme se çdo gjë është fakti se të gjithë festojnë. Në kryeqytet festa e ndërrimit të viteve u festua shumë zhurmshëm, në club’e, muzikë live, restorante apo kudo ku është zgjedhur të festohet. Çdo vit të gjithë festojnë dikush më pak e dikush më shumë, por ndodh që dikush feston dhe argëtohet edhe duke punuar natën e ndërrimit të viteve. Artistët janë ata që nuk rreshtin së punuari dhe kënduari as natën e Vitit të Ri. Po si dhe ku festuan vipat tanë? Për këtë ka përgjigje gazeta Shekulli, në edicionin e tij online.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, festojnë në Kërçovë

Alban Skënderaj dhe Miriam Cami janë çifi, i cili nuk mundur të festojë natën e ndërrimit të viteve pranë familjarëve të tyrë, për shkak të preokupimeve profesionale. Çifti Skenderaj dhe Cami, janë nisur drejt Maqedonisë dhe pikërisht në Kërçovë. Në datën 31 dhjetor ata kanë dhënë një koncert për fansat e tyre. Çifti duket se është kënaqur nga performanca dhe mikpritja e shqiptarëve të Maqedonisë, pasi e kanë shprehur këtë fakt nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook. “Ishte një natë e gjatë, por e paparë  në Kërcovë. Çfarë atmosfere. Tani një çaj dhe nisemi për Gjilan, ku do ndalemi për pak, pastaj do të vazhdojmë drejt Kamenicës, ku festohet fuqishëm nata e parë e Vitit të Ri”. Ky ka qenë statusi i postuar nga Albani në Facebook. Mesa duket përveç kënaqësisë që kanë marrë në koncertet e tyre këngëtarët sigurisht që do të jenë paguar mjaft mirë.

Praga, aty ku feston Vesa Luma dhe Big Basta

Çifti Big Basta dhe Vesa Luma kanë zgjedhur të festojnë festat e fundvitit në kryeqytetin e Çekisë, Pragë. Në rrjetin social Instagram, Vesa dhe Big-u kanë qenë tepër aktivë, pasi në çdo moment kanë mdarë me miqtë e tyre fotografi të momenteve të mrekullueshme të ndërrimit të viteve. Në një prej fotografive Vesa ka bashkangjitur edhe një shkrim në të cilin shprehej entuziaste, pasi përveçse po kënaqej edhe po punonte në të njëjtën kohë. Nuk dimë nëse Big-u dhe Vesa kanë ndonjë projekt të ri kënge për ta hedhur në treg së shpejti, apo kanë performuar natën e ndërrimit të viteve në Pragë. Ajo që është më e rëndësishmë është fakti që këngëtarët janë argëtuar dhe janë relaksuar nga ky udhëtim dhe këtë e shohim edhe në fytyrat e tyre të buzëqeshura. Të dy nuk kanë haruar të urojnë fansat e tyre dhe të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri.

10 mijë euro për Elvana Gjatën, natën e ndërrimit të viteve

Pas 8 vitesh që këngëtarja, Elvana Gjata ka festuar ndërrimin e viteve jashtë Shqipërisë dhe larg familjes, ky vit e ka gjetur pikërisht në Tiranë në një nga club-et më të njohura në kryeqytet. Nëse themi që është ndër artistet më të paguara kemi të drejtë, pasi Elvana është paguar 10 mijë euro për të qëndruar në Tiranë. Pak ditë para se të pranonte këtë ofertë , e njëjta shumë i është ofruar nga një club-i jashtë Shqipërisë, por dëshira për të qëndruar pranë familjes në darkën e ndërrimit të viteve e bëri të zgjedhë Tiranën si alternativën më të mirë. Natën e Krishtlindjeve, Elvana Gjata ka qenë e pranishme në Amerikë së bashku me Flori Mumajesin dhe Andy DJ për koncertin e natës së Krishtlindjeve. Ky duket se ka qenë një vit i artë për këngëtaren, e cila ka korrur sukses si brenda edhe jashtë vendit. Këngëtarja e ka shprehur entuziazmin e saj edhe nëpërmjet fotografive të postuar në rrjetin social Twitter dhe Instagram.

Arbana zgjedh Barcelonën

Arbana Osmani duket se pas lodhjes së madhe të këtij viti i ka rezervuar vetes një udhëtim në Barcelonë. Viti që la pas për moderatoren e njohur ka qenë vërtet shumë i suksesshëm, pasi përveç suksesit si prezantuese e emisionit “E Diel” ajo ka botuar edhe librin e saj shumë të dëshiruar lidhur me recetat e gatimit. Katër ditë më parë Arbana ka postuar një fotografi ne rrjetin social Instagram ku shfaqet duke festuar. Madje mbi foto Arbana ka shkruar: “Ndoshta të gjithë mund të jeni kaq të lumtur”. Ky shkrim na bën të mundur të kuptojmë lumturinë e Arbanës në natën e ndërrimit të viteve.

Alketa Vejsiu ski në Itali

Ndër Vip-at e tjerë që kanë festuar festat jashtë vendit ka qenë edhe Alketa Vejsiu, e cila në fotografitë e postuara në Facebook shfaqet duke bërë ski në malet e Italisë. Në disa prej fotografive Alketa është shfaqur me vajzën e Vera Grabockës dhe Timo Fllokos. Mesa duket Vera dhe Alketa kanë vendosur të relaksohen duke lënë pas lodhjen e punës.

Viti i Ri i Tunës, edhe punë edhe pushime

Viti i Ri e ka gjetur Tunën në Gjermani. Për shkak të një koncerti në të cilin këngëtarja shqiptare nga Maqedonia do të performonte, ajo nuk ka mundur të bëjë realitet planet që do të kishte dëshiruar. E ndodhur në Gjermani së bashku me të dashurin e saj, gjithashtu edhe bashkëpunëtor në këngën tashmë të famshme “Fenix”, Altuna Sejdiu ka udhëtuar drejt shtetit Gjerman për të festuar dhe për të punuar njëkohësisht. Orët e para të ditës ajo i ka shfrytëzuar për të bërë pak ski, ndërsa në mbrëmje i është dashur të këndojë për shqiptarët, që me siguri e kanë pritur mirë edhe në Gjermani.

Aurela Gaçe: Nuk festoj më si dikur

Së bashku me fansat , Aurela ka zgjedhur ta festojë natën e ndërrimit të viteve në lokalin e saj. Ajo është ndër të paktat këngëtare që punën e shijon. Aurela di të dëfrehet kurdoherë. Përveçse ka kënduar që në orët e para të Vitit të Ri, ajo nuk i ka thënë jo as ofertës për të kënduar në mbrëmjen e 1 Janarit në Prishtinë. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, ajo ndan me të gjithë publikun një atmosferë shumë festive, teksa lajmëron se do të niset për në Prishtinë për të festuar edhe aty. “Këtë video e kam xhiruar vetë me telefonin tim… Duke parë se çfarë adrenaline ishte aty, nuk mund të mos e ndaja me ju atë që kaluam natën e Vitit të Ri në Tiranë… Ato lëkundjet e figurës vijnë si rezultat i hedhjeve të mia në ajër… edhe këndim edhe kërcim, edhe xhirim.  Nuk është e lehtë… Gëzuar o publiku im që jeni njësoj me ne, plot energji dhe adrenalinë…”, shkruan Aurela Gaçe në portalin social, Facebook. Më tej, ajo shkruan  se e pret Prishtina. Sigurisht, që edhe aty këngëtarja ka ditur të festojë. E megjithëse kujton festat me familjen, ajo nuk pendohet që ka zgjedhur këtë rrugë. “Festat më të bukura të ndërrimit të viteve, për mua kanë qenë ato që kalonim gjithë familja e madhe bashkë….gjyshi në krye të tavolinës, gjyshja e nuset duke gatuar e duke përgatitur tavolinën….ngrohtësia që vinte nga soba me dru, kulaçi i ngrohtë që bëhej dollma me kaposhin ose gjelin e detit…ëmbëlsirat që përgatiteshin vetë … portokallet, arrat që i çanim vetë, ne fëmijët që luanim e mezi prisnim të shtrohej darka… Sot, unë vazhdoj të argëtoj, jo me vetëm familjen time, kur këndoja për ta, por edhe fansat e mi që dashje pa dashje, bëhemi një familje e stërmadhe në momentet ndërrimit të viteve. Kam 20 vjet që nuk e festoj Vitin e Ri më si ai fëmija mes familjes, por si njeriu që gjej dashuri e ngrohtësi mes atyre që duan të harrohen, të gëzojnë me muzikën e energjinë që unë mundohem të shpërndaj. Kjo ishte jeta që kërkova. Kërkova skenën, muzikën, dhe e dua këtë jetë që kam krijuar, edhe pse Vitin e Ri nuk e festoj dot më ashtu siç bëja dikur…”, e mbyll Aurela rrëfimin e saj.