Puna me lodrat e seksit dhe prostitutat: Ja çfarë bënë stafi që punon në jahtet e të pasurve! (Video)

Puna e ekuipazhit ose stafit të jahteve të shtrenjta për të pasurit zakonisht është një punë që paguhet mirë, por me klauzola strikte të konfidencialitetit, zakonisht për shkak se në ato anije vërtetë ndodhin gjëra të cilat mbesin vetëm në kujtime.

Fun

21/07/2015 14:30

Të qenit pjesë e ekuipazhit të jahteve të shtrenjta paraqet një lloj prestigji, dhe këta njerëz marrin pjesë në intervista me disa prej njerëzve më të pasur në botë, transmeton lajmi.net.

Aty shërbehen pije çmimet e të cilave krijojnë marramendje, por nuk mungon as kavijari dhe gjitha ëmbëlsirat ekskluzive. Megjithatë, në këto kështjella lundruese, nuk janë vetëm pjatat e mbushura me ushqim që shërbehen…

aa

Jo rrallë herë stafi i jahteve të shtrenjta pas takimeve me pronarët e ahengjeve përgatisin edhe lodra të seksit, por ata janë të detyruar edhe të marrin pjesë në shitjen e drogës dhe mallrave tjera nëpër tregje të paligjshme…

Një anëtar anonim i ekuipazhit të anijeve të tilla ka deklaruar për “Daily Mail”, se si njëra prej detyrave të tij të cilën është dashur ta kryej, ka qenë mbledhja dhe pastrimi i lodrave të përdorura të seksit siç janë fshikulli i lëkurës dhe vibratori…

aaa

“Kemi pritur prostituta nga Letonia dhe Rusia, ku ato kryesisht janë transportuar deri në porte me vetura luksoze të markës Mercedes. Pastaj aty klientët e pasur zgjidhnin tri femra për atë ditë”, ka deklaruar njëri prej kuzhinierëve që punon në ato jahte, por i cili ka dashur të mbetet anonim për shkak të kushteve strikte të përcaktuara me kontratë. Ai ka shtuar se kjo punë kërkon përkushtim, sepse sipas tij nëse nuk jeni i vëmendshëm mund të pushoheni nga puna dhe brenda pak minutave të zëvendësoheni nga dikush tjetër.

Nuk janë pronarët e jahteve që sillen keq me ekuipazhin, por ata që i marrin me qira për një apo dy javë dhe paguajnë mbi gjysmë milionë euro, vetëm dhe vetëm që të kënaqen në anijet që kanë pishina dhe kinema shtëpiake…

“E gjitha çfarë mund të dëgjoni nga klientët janë fjalët më gjej prostituta më gjej kokainë. Por nuk mund të ankohem sepse vetëm gjatë verës së kaluar kam fituar mbi 28 mijë euro”, ka shtuar kuzhinieri anonim. /lajmi.net

YouTube player