“Puna” më e re që mund ta bëjnë të gjithë, informo dhe fito

Për të gjithë ata që ndodhen në Angli kanë mundësinë të fitojnë disa lekë më shumë vetëm me një klikim.

Auto & Tek

04/02/2017 19:38

Nëse shikoni një makinë të parkuar gabim, fotografojeni menjëherë, pasi Kompania e Menaxhimit të Parkimeve atje sapo ka lançuar një aplikacion nëpërmjet të cilit njerëzit mund të raportojnë me foto, për çdo makinë të parkuar gabim dhe jo vetëm kaq…

Kompania do të gjobitë çdo makinë që raportohet si e parkuar gabim nëpërmjet aplikacionit, me 65 paund, ndërsa më 10 paund do të shpërblejë atë që jep informacionin.

Me këtë aplikacion, kompania britanike e Menaxhimit të Parkimeve, (CPM) synon të nxitë njerëzit që të raportojnë për çdo rast ku do të vërejnë makina të parkuara gabim. Në këtë mënyrë shoferët do ta kenë më të vështirë që të parkojnë ku t’ju dojë qejfi, pasi gjoba do të jetë e pashmangshme.