Puna e parë e Gjinit për arsim – sanimi i tualeteve në shkolla

Kandidati i AAK-së për Gjakovën, Ardian Gjini ka shpalosur programin e tij për arsimin duke përmendur edhe prioritetet e tij në këtë fushë, nëse merr udhëheqjen e Gjakovës.

Lajme

02/10/2017 22:46

“Prindërit dhe nxënësit e dinë se tualetet janë në gjendje jashtëzakonisht të keqe, kam paraparë që menjëherë t’i sanojmë ato”.

“Kjo është puna e parë që do të bëjmë, derisa paralel me këtë punë, ne do të themelojmë një grup punues, do të mblidhen njerëzit më meritorë për arsimin e Gjakovës, dhe ata do të fillojnë t’i japin propozimet për një master plan për arsimin”.

“Disiplina duhet të jetë jo komuniste por e tillë që të respektohen edhe nxënësit edhe mësimdhënësit’.

Gjini që është i ftuar në Magazina Lokale ka folur edhe për çështjen e sigurisë në shkollat e Gjakovës.

“Siguria është një ndër kapitujt kryesor, do të vendosen kamera. Janë disa shkolla në të cilat nuk janë vendosur, do të vendosim edhe bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë”.