Puna e jashtëzakonshme e Challandes, këto janë arritjet e tij

Kosova ka “lulëzuar” që nga ardhja në krye e trajnerit zviceran Bernard Challandes.

Sport

18/10/2018 18:59

“Dardanët” kanë zhvilluar 7 ndeshje nën udhëheqjen e trajnerit të ri, shkruan lajmi.net.

Ata regjistrojnë pesë fitore dhe dy barazime nën drejtimin e tij.

Në total kanë realizuar 11 gola dhe kanë pranuar vetëm dy.

Megjithatë, anash rezultateve të lojës, punë e madhe nga trajneri është kryer edhe në rekrutimin e lojtarëve.

Sot, Demhasaj dhe Kryeziu janë pajisur me pasaportat e Kosovës. Ditë më herët edhe Arijanet Muriqi.

Në total janë 8 lojtarët e rinj që janë bashkuar me kombëtaren dhe secili prej tyre është kandidat për formacionin titullar. /Lajmi.net/