Pulisic te Chelsea, është punë e kryer

Christian Pulisic po largohet nga Dortmundi.

Merkato

09/12/2018 18:45

Christian Pulisic e dëshiron largimin Dortmundi, pasi ka marrë disa oferta nga klube të mëdha.

Anësori amerikan është shumë afër të arrijë marrëveshje me Chelsean, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra londineze tashmë ka kontaktuar agjentin e lojtarit, ndërsa Dortmund kërkon 70 milionë euro.

Pulisic ka bërë 15 paraqitje në këtë sezon në Bundesligë, ndërsa Chelsea e sheh atë si zëvendësues të Eden Hazard, që do t’i bashkohet në verë Real Madridit. /Lajmi.net/