Pulë gjigande në Shtëpinë e Bardhë

Një pulë gjigande, që fryhet me ajër, është shfaqur përballë Shtëpisë së Bardhë.

Fun

10/08/2017 22:58

Pula me emrin Don ka një kreshtë të artë flokësh mbi kokë, të ngjashme me atë të Presidentit Donald Trump. Në imazhet e televizioneve shihej pula gjigande dhe pronari i saj, Taran Singh, banues në Kaliforni, thotë se po e përdor atë për të ndërgjegjësuar qytetarët.

“Po e bëj këtë në përpjekje për të ndërgjegjësuar njerëzit se sa destabilizues dhe negativ është lideri ynë. Ai nuk ka publikuar të dhënat e veta financiare, ka frikë të konfrontohet me Vladimir Putin dhe po luan lojën e një pule me Korenë e Veriut”, tha Singh.

Më herët këtë vit, diçka e ngjashme ishte përdorur nga organizatorët e marshimit të ditës së taksave, që i kërkonin Presidentit Trump të publikonte të dhënat e tij financiare dhe deklaratën e taksave.

Aktualisht, Presidenti Trump nuk ndodhet në Shtëpinë e Bardhë, por në Bedminster të Nju Xhersit, ku po kalon pushimet e tij 17-ditore, ndaj edhe nuk mund të shohë nga dritarja e tij shpendin gjigand që aq shumë i ngjason. /Lajmi.net/