Pulat e pjekura dhe Muharrem Svarqa (Foto)

Fushata për zgjedhjet lokale ka nisur qe disa ditë dhe kandidatët po i shpalosin programet e tyre, në mënyrë që t’i bindin qytetarët për t’ua dhënë votën.

Lajme

24/09/2017 19:56

Me nisjen e fushatës, ka nisur edhe shpërndarja e posterëve nga kandidatët për kryetarë të komunave dhe për asamble komunale.

Madje disa nga ta, nuk po shikojnë as hapësirat, dhe posterët po i shpalosin vend e pa vend, shkruan lajmi.net

Në një hapsirë të çuditshme, posterët i ka vendosur edhe kryetari aktual i Ferizajt nga LDK-ja, Muharrem Svarqa.

Me një fotografi duarkryç ku shihet i buzëqeshur, posterët e Svarqës janë vendosur në dritaret e një lokali ku shiten pula të pjekura.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor, kurse deri në këtë kohë posterët e kandidatëve mbase do t’i shohim në çdo vend.

Muharrem Svarqa është përsëri kandidat i LDK-së për të parin e Ferizajt, ku përballë do ta ketë Agim Aliun e PDK-së, e Faton Topallin e VV-së./Lajmi.net/