Publikoi këngën e re, Bebe Rexha flet për depresionin që ka kaluar..

Bebe Rexha sapo ka sjell klipin e këngës së re "I'm a mess".

ShowBiz

19/07/2018 19:03

Në këtë këngë ajo ka treguar të vërtetën rreth asaj që e kishte përjetuar duke dhënë këshilla edhe për të tjerët, shkruan lajmi net.

Përmes postimit që ua sjell lajmi.net, këngëtarja shqiptare flet për disa momente kur nuk ndjehet mirë.

“Unë kam qenë shumë e zëshme dhe e sinqertë në ankthin tim të vazhdueshëm të depresionit. Dëshiroja të realizojë një klip dhe këngë që e tregon të vërtetën. Kjo video është një festë më në fund për mua për t’i pranuar papërsosmëritë e mia. Jam në rregull që s’mund të jem në rregull çdoherë. Nëse ndjehesh i vetmuar apo i humbur të lutem dije që nuk je vetëm, je i rrethuar me dashuri”, është përshkrimi sipër fotos. /Lajmi.net/