Publikoi foton e ëmbël me Hanën, Bes Kallaku i lë komentin epik Mozzikit

Aktori, Bes Kallaku para pak muajve u bë baba për herë të parë.

ShowBiz

15/02/2019 10:59

Pas lindjes së Ajkës, ai është ankuar shpesh herë për faktin që vajza e lë pa gjumë dhe këtë e tregon edhe së fundi në një koment mjaft qesharak që i ka lënë Mozzikit, shkruan lajmi.net.

“A don gjumë me qera”, i ka shkruar Besi, Mozzikit në imazhin që reperi ferizajas solli me vajzën e tij, Hanën.

Ndërkaq, Mozzik dhe Loredana në dhjetor të vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë dhe tani po shijojnë pafund jetën si çift.

Nga ana tjetër, ata janë duke shijuar edhe suksesin e këngës së fundit te realizuar me klip “Romeo&Juliet”. /Lajmi.net/