Publikoi foto me Malumën, Enca i lë koment qesharak Bebe Rexhës

Në ngjarjen e madhe MTV, Video Music Awards 2018 të pranishme ishin edhe artistet shqiptare, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

ShowBiz

22/08/2018 18:09

Është kjo Bebe Rexha e cila së fundmi ka ndarë një imazh në Instagram përkrah artistit kolumbian, Maluma, shkruan lajmi net.

Bebe dhe Maluma janë miq tejet të mirë dhe të afërt me njëri-tjetrin të cilët argëtohen mjaft shumë edhe në jetën e përditshme.

Ajo që bie në sy është komenti i këngëtares nga Shqipëria, Enca Haxhia teksa i lë një koment qesharak Bebes. “Puthe edhe për mua, po shkëlqen”, janë fjalët e saj por që nuk ka pasur ndonjë reagim nga Rexha.

Duhet theksuar se Bebe nuk ka fituar asnjë çmim në Video Music Awards 2018. /Lajmi.net/