Publikohet xhirimi i sulmit në Londër, gruaja bie në lum (Video)

Mediat botërore kanë publikuar pamje të reja të sulmit terrorist në Londër që tregon se si një grua nga ura Westminster bie në lumin Temza.

Bota

23/03/2017 13:19

Videoja tregon veturën e sulmuesit e cila lëviz me një shpejtësi prej rreth 45 kilometra në orë.  Në një moment ju mund të shihni se si gruaja bien në lumë.

Ajo u shpëtua më vonë duke u nxjerrë e gjallë nga lumi, transmeton lajmi.net.

Ende nuk është bërë e ditur nëse gruaja ka përfunduar në lum për shkak të sulmit të veturës apo ka kërcyer nga frika. Sipas mediave britanike, ajo ka marrë lëndime të rënda.

Ministri rumun i Punëve të Jashtme, Jonut Valçu ka deklaruar se gruaja e cila me rastin e sulmit në Londër ka rënë nga ura në lumin Temza, është shtetase rumune.

Nga sulmi i djeshëm në Londër mbeten të vrarë 4 persona dhe 29 të tjerë u plagosën. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player