Publikohet VIDEO, si u arrestua kreu demokrat: “By**q*ra, mbajeni mend!!!

Kryetari i Partisë Demokratike në degën e Gramshit, Elmaz Haruni, ditën e djeshme ra në prangat e policisë së këtij qyteti.

Lajme

21/07/2018 11:35

Selia qendrore e PD-së përmes deputetit Luçiano Boçi nuk ngurroi ta quajë këtë një arrestim politik duke thënë se Haruni u ndalua vetëm se udhëtonte si pasagjer në një automjet ku nuk ishte i pajisur me rripin e sigurimit.

Por një video e publikuar nga Report Tv, shfaq një tjetër situatë. Kreu demokrat i Gramshit ndodhet në gjendje të dehur, ashtu sikundër edhe shoferi i automjetit, i cili është sekretari organizativ i PD-së në Gramsh.

Për ëktë arsye ata janë ndaluar nga efektivët rrugorë, por reagimi i Elmaz Harunit ka qenë mjaft i ashpër ndaj policëve dhe ka përfunduar deri në kërcënime dhe ofendime.

Debati i plotë:

Qytetar: Qetësohu, o qetësohu

Kryetari i PD-së në Gramsh: Me këta by*q*ra je dhe ti?

Polici: Të lutem zotëri me fjalorin

Kryetari i PD-së në Gramsh: Mbaje mend Tomorr Rama, kaq të them, mbaje mend, ç’kam për të punuar. O by*qi*ra o hashashxhinj.

Sekretari organizativ i PD-së në Gramsh: Më the ndalo, ndalova

Kryetari i PD-së në Gramsh: Hape mo derën se plasa, o ju qi*sha motrën! Hape derën! A ju q*sha motrën! A ro*t!. Mbaje mend ti! Ti, ti o by*q*r…

Qytetari: O xha Elmaz, këtu se po flasim bashkë…

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ik ere mbushu

Shoferi: Nuk të takon të mbash çelësin.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça ke moj zonjë? Hape derën të dal o burrë…Kemi gjë drogë?

Polici: Asgjë

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça kemi brenda? Ndalon kryetarin e PD-së së Gramshit, ça ke?

Polici: Ju lutem qetësohuni. Unë s’di gjë fare, unë duhet të bëj detyrën.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ej, shëno aty! Kryetari i Partisë Demokratike, ndalohet si person…pse qarkullon

Polici: I pirë.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ejjjjjjj…Mos ashtu ti, mbaje mend çdo të të punoj unë ty.

Polici: Po mirë mo dakord.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Mbaje mend. As më rruhen le*të. E di ç’je ti për mua? Një këlysh i Fatmir Xhafës.

Dhe po të të dojë tr*pi ty, unë s’vij më. Çfarë kam shkelur?

Polici: Ju lutem dilni.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Vetë e kruajte b*thën mo! E di çtë bëj unë ty.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça kam shkelur unë me ty mo. E di ça ke bërë ti mua sot? Tani se hap më unë derën, vazhdo vazhdo, filmoje

Polici: Mund të dalësh, s’është nevoja ta bëjmë kaq kështu.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Kanë ndaluar kryetarin e PD-së thjesht se qarkullonte.