Publikohet video kur askush nuk e njihte Kadri Veselin, vetëm kishin dëgjuar për të

Përveç momenteve të vështira gjatë luftës në Kosovë, UÇK-ja ka pasur edhe momente kur pjesëtarët e saj kanë gjetur pak kohë për argëtim.

Lajme

16/11/2017 13:09

Një ndër këto momente, ishte ai i 10 qershorit 1999, pak ditë para se UCK-ja të shënonte fitoren.

Udhëheqësit e UCK-së, ishin mbledhur në fshatin Mollopolc për të shënuar përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, shkruan Magazina.al

Përveç planeve për organizimin e luftës, në këtë manifestim disa pjesëtarë të UCK-së, kishin përgatitur edhe parodi për udhëheqësit e tyre, si Hashim Thaçi e Elmi Reqicën.

Në rreshtat e parë shihet edhe Kadri Veseli por emri i tij nuk permendet nga parodistët.

Për më shumë Magazina.al, ju sjell këtë video të rrallë.