Publikohet video gjatë xhirimeve, Bleona Qereti në film me Nicolas Cage

Para një viti Bleona Qereti kishte paralajmëruar fansat se do të jetë pjesë e një filmi me përmasa të larta Hollywood-iane.

ShowBiz

11/06/2018 17:54

E tani nëpërmjet publikimit të një videoje në Instagram ka bërë të ditur se fjala është për filmin ‘211’, shkruan lajmi.net

Filmi do të jetë dramë-thriller dhe këngëtarja shqiptare do të luajë përkrah aktorit të famshëm Nicolas Cage.

Bleona luan rolin e Christine, e cila duket se është një kliente, që po shijon kohën e kaluar në një lokal me miqtë e saj.

Ajo madje pranë videos është shprehur e lumtur që i është dhënë rasti të luajë në këtë film./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bj26rw2DqWm/?utm_source=ig_embed