Publikohet traileri i “Delicious”: Butrinti dhe Eleni përvëlojnë skenën (Video)

Butrint Imeri ka publikuar më në fund trailerin e “Delicious”, projekti i shumëpritur në bashkëpunim me Eleni Foureira.

ShowBiz

26/05/2016 15:19

Janë vërtet pak sekonda, por na tregojnë shumë. “Delicious” duket se do të jetë një këngë shumë ritmike, e shoqëruar nga koreografia provokuese dhe përvëluese e Butrintit dhe Elenit . Por shumë skena kanë mbetur ende të pa zbuluara dhe shumë surpriza priten të dalin në dritë me publikimin e këngës. “Delicious” shihet jo vetëm si kënga pretendente për hitin e verës, por pritet të kthehet gjithashtu në një hit të vërtetë ndërkombëtar, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, Greqi, por dhe më gjerë!

YouTube player