Publikohet projekti ‘Pare’ nga BimBimma dhe Buta

Hip hop artistat, BimBimma dhe Buta kanë publikuar projektin e ri muzikor.

ShowBiz

23/10/2017 23:49

Fjala është për këngën ‘Pare’ për tekstin e së cilës janë kujdesur vetë ata, e që vlenë të përmendet që aty thuhen fjalë të ndryra gjë kjo që e bënë këtë këngë të jetë në nivelin +18, shkruan lajmi.net

Ky projekt i përbashkët muzikor nga BimBimma dhe Buta është realizuar edhe me videoklip të cilin e kanë punuar Imagine Films me regji të Erkand Shabanit, që ka edhe përgjegjësinë e distribuimit ‘online’.

Për Butën, kjo këngë shënon po ashtu rikthim pas suksesit me këngën “Mbi Re” me Ledri Vulën.

E Bim Bimma së fundmi solli edhe albumin e ri i cili u promovua LIVE në Gërmi./Lajmi.net/

YouTube player