Publikohet premiera e “Imagjino” nga Alban Skënderaj dhe Dj Sardi

Alban Skënderaj është artist shumë i suksesshëm i estradës sonë.

ShowBiz

22/04/2018 14:11

Këngëtari ka vendosur të rikthehet fuqishëm me një projekt të ri, me të cilin ka befasuar fansat këtë vikend, shkruan lajmi.net.

Tashmë është publikuar në kanalin Youtube projekti “Imagjino”, për të cilin Albani ka bashkëpunuar me Dj Sardin.

Për tekstin dhe melodinë e këngës është përkujdesur vetë Albani, ndërsa për instrumentalin e këngës Dj Sardi & Arbre Blass (Circus Entertainment).

Më poshtë mund ta shikoni klipin e “Imagjino” nga Alban Skënderaj. /Lajmi.net/

YouTube player