Publikohet ‘Nasty Girl’ nga Eaz, Xen dhe Ledri Vula

Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula para pak ditësh paralajmëroi projektin e ri muzikor.

ShowBiz

05/10/2018 08:07

Kësaj radhe Ledri synon tregun ndërkombëtar pasi vjen në bashkëpunim me artistë të famshëm botëror, Eaz dhe Xen, shkruan lajmi net.

“Nasty Girl”, mban titullin kënga e re e tij e cila tashmë është publikuar në platformat e ndryshme muzikore, përfshirë: Deezer, Spotify etj.

Në kanalin zyrtar, Youtube pritet që projekti të lansohet së shpejti i cili është në gjuhën angleze me disa pjesë në atë shqipe.

Ledri është njëri ndër artistët më të kërkuar në tregun vendor i cili mahnit me performancat e tij. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BohxkcnHyUc/?hl=en&taken-by=ledrivula