Publikohet momenti i tmerrshëm kur kamioni kalon mbi trupat e njerëzve në Stokholm (Video)

Kamion i cili dje rreth orës 15:00 ka goditur njerëzit në rrugën e këmbësorëve përball një supermarketi në Stokholm, la pesë persona të vdekur dhe 15 të tjerë të lënduar.

Bota

08/04/2017 09:24

Në rrjetet sociale është publikuar një video e gjiruat nga kamerat e sigurisë në të cilën shihet se si kamioni më shpejtësi marramendëse kalon në rrugën e këmbësorëve, transmeton lajmi.net.

Në video, gjithashtu, shihen njerëz duke ikur në panik dhe duke u larguar nga rruga.

Ky sulm është quajtur terrorist nga qeveria suedeze. /Lajmi.net/