Publikohet lista përfundimtare e Shqipërisë, këta katër futbollistë largohen

Gianni De Biasi e ka publikuar listën përfundimtare prej 23 futbollistëve për Kampionat Evropian.

Sport

31/05/2016 21:53

Katër futbollistët shqiptarë të cilët do të kthehen në shtëpi janë Amir Rrahmani, Milot Rashica, Berat Gjimshiti dhe Herolind Shala.

Kjo është lista prej 23 lojtarëve shqiptarë që udhëtojnë në Francë

Portierë: Etrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha

Mbrojtës: Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mërgim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Frederic Veseli

Mesfushorë: Ledian Memushaj, Ergys Kaçe, Andi Lila, Migjen Basha, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli

Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkelzën Gashi

Kuqezinjtë Evropianin e fillojnë me ndeshjen ndaj Zvicrës më 11 qershor.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.