Publikohet lista e votave të PAN-it në Komunën e Istogut (FOTO)

Ramush Haradinaj është më i votuari në listën e PAN-it në komunën e Istogut. Lideri i AAK-së ka mbledhur 3993 vota në komunën që është njohur si bastion i LDK-së.

Lajme

14/06/2017 13:27

I dyti në listë është kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj, me 3519 vota. Bekë Berisha ka mbledhur 2702 vota.

Bartësi i listës së PAN-it, Kadri Veseli ka marrë 2000 vota në komunën e Istogut.

Me vota të mëdha në Istog është ndarë edhe Daut Haradinaj që ka 1189 vota gjithsej.