Publikohet lista anti-Portugali, Valdet Rama jashtë

Gianni De Biasi e ka publikuar listën prej 24 futbollistëve, të cilët janë ftuar për ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 ndaj Portugalisw. Valdet Rama ka mbetur jashtë listës.

Sport

30/08/2014 13:33

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi e ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullohen në prag të ndeshjes së parë eliminatore me Portugalinë.

Befasia më e madhe bie në sy lënia jashtë e Valdet Ramës, i cili ishte pa klub (një ditë më herët firmosi me Munchen 1860).

Pjesë e listës nuk janë as dy të dëmtuarit, Migjen Basha e Alban Meha, ndërsa që mungon edhe Armando Sadiku.

Në mesin e 24 të ftuarve , “debutuesi” me ekipin A  do të jetë mesfushori i Odd-it ne Norvegji, Herolind Shala.

Ndryshe, pas një dëmtimi të gjatë rikthehet në kombëtare Burim Kukeli, ndërsa që është ftuar edhe i shumëpërfoluri Taulant Xhaka, që ani pse ishte në listë disa herë nuk arriti të debutonte në asnjë ndeshje.

Pjesë e listës së Kombëtares janë edhe emra si Balaj apo edhe Cikalleshi, që duket se po i fiton zemrën pak nga pak italianit, shkruan Asport.

Ndryshe ndeshja me Portugalinë luhet më 7 shtator në Aveiro të Portugalisë.

 

Lista e plotë:

1. Etrit Berisha

2. Orges Shehi

3. Ansi Agolli

4. Lorik Cana

5. Debatik Curri

6. Elseid Hysaj

7. Emir Lenjani

8. Andi Lila

9. Mergim Mavraj

10. Amir Abrashi

11. Ervin Bulku

12. Ergys Kace

13. Burim Kukeli

14. Taulant Xhaka

15. Emiljano Vila

16. Bekim Balaj

17. Sokol Cikalleshi

18. Shkelzen Gashi

19. Jahmir Hyka

20. Edmond Kapllani

21. Odise Roshi

22. Hamdi Salihi

23. Armando Vajushi

24. Herolind Shala