Publikohet hiti ‘Aje’ nga Tayna dhe Ledri Vula

Tayna dhe Ledri Vula sapo e kanë publikuar projektin e përbashkët muzikor.

ShowBiz

18/12/2018 18:41

Reperja Tayna dhe Ledri Vula i kanë bashkuar idetë për këngën e re të cilën sapo e lansuan në kanalin zyrtar në Youtube, shkruan lajmi.net.

‘’Aje’’ titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip.

Për tekstin e këtij projekti muzikor janë kujdesur dy këngëtarët ndërsa për klipin Imagine Films.

Fansat e shumtë të dy artistëve mezi kanë pritur publikimin e kësaj kënge andaj në Youtube ka filluar të klikohet.

Pranë videos madje kanë nisur edhe komentet pozitive./Lajmi.net/

YouTube player