Publikohet ‘Gjuha e Kampionit’ nga Noizy

Reperi Noizy sapo e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që vjen i realizuar e videoklip të realizuar nga Elmino.

ShowBiz

17/01/2018 16:07

Kënga mban titullin ‘Gjuha e Kampionit’ për tekstin e së cilës është kujdesur vetë Noizy ndërsa fansat mezi e kanë pritur publikimin e saj, shkruan lajmi.net

Paralajmërimi është bërë shumë më herët pas një basti të lidhur mes tij dhe Blerim Destanit e që Noizy doli ta humbas.

Dyshja ishin lidhur që nëse  reperi e humbet bastin do të jetë aktori i njohur, mik shumë i afërt i tij ai i cili do ta zgjedh datën dhe orën e publikimit.

‘Gjuha e Kampionit’  ka filluar të pëlqehet nga fansat në minutat e parë të publikimit./Lajmi.net/

YouTube player