Publikohet fotografia e parë e Samsung Galaxy S6 (Foto)

Një fotografi e prototipit të celularit të ardhshëm Galaxy S6, tregon se celulari ka një ekran të madh dhe të hollë prej bezeli.

Auto & Tek

14/12/2014 17:37

Celulari i përfolur Galaxy S6 është shfaqur në një fotografi të re e cila pretendon të jetë prototipi i ardhshëm i këtij modeli.

Kjo fotografi ishte postuar në internet dhe tregon se ky mund të jetë celulari i mundshëm i ardhshëm nga radhët e modeleve Galaxy, transmeton Lajmi.net.

Fotografia, e cila u shfaq për herë të parë në faqen Toptienmobiel, e shfaqë një person duke e mbajtur në dorë një celularë me logon e Samsung.

Ekrani duket të jetë goxha i madh dhe i rrethuar nga një bezel i hollë. Edhe dizajni i produktit gjithashtu tregon se celulari është mjaft i hollë, transmeton Lajmi.net.

Kjo është edhe fotografia e parë e publikuar e celularit të ardhshëm të Samsung nga modelet Galaxy.