Publikohet dueti nga Gjiko dhe Nora, ‘Gabime’ hit i kësaj vere? (Video)

Sapo është publikuar projekti më i ri muzikor nga Gjiko dhe Nora.

ShowBiz

23/07/2017 22:36

Ky projekt muzikor është realizuar nga produksioni RedBox, e mbrapa këtij projekti qëndron Big Bang (Arbër Gjikolli), shkruan lajmi.net

Kënga është e realizuar edhe në anën vizuele për klipin e së cilës detajisht është kujdesur Valon Neziri.

Kujtojmë se Nora por edhe Gjiko së fundmi kanë goditur me këngët e publikaura për sezonën e nxehtë. Kënga ‘Faje’ por edhe bashkëpunimi i Nora Istrefit me bashkëshortin e saj Robertin, kënga ‘Ska inatë’ ishin padyshim dy këngët që u pëlqyen shumë nga publiku.

Kënga e tyre e përbashkët ‘Gabime’ premton të bëhet një super hit vere./Lajmi.net/

YouTube player